Sunday, 28. June 2026
Sport

Statistikat/ Kane bomberi i shekullit XXI, kalon CR7-ën dhe i qëndron vetëm 12 gola larg sezonit më të mirë të Leo Messi-t

GS 28/06/2026 2 Min. Lesezeit

Edhe pse pak kush flet Harry Kane në sezonin 2025-2026, në moshën 32 vjeçare, ka arritur formën e jetës. Bomberi anglez po shkruan historinë për Anglinë në Botëror ndërsa ka arritur që të renditet mes më të mirëve edhe në planin personal.

Goli i shënuar përballë Panamasë në “MetLife Stadium” në New Jersey ishte i 70-ti për Kane në këtë sezon. Pas sezonit fantastik që bëri me Bayern-in, tani ai po tregon se formula funksionon edhe me “Tre luanët”. Falë atij goli Kane ka kaluar Cristiano Ronaldo-n e sezonit 2011-2012, i cili shënoi plot 69 gola për Real-in dhe Portugalinë. Ai ka qenë sezoni më i mirw i CR7-ës sa i përket golave të shënuar ndërsa në këtë klasifikim vendin e parë e mban Leo Messi, i cili në sezonin 2011-2012 shënoi 82 gola.

Bomberi i Anglisë parakaloi CR7-ën edhe në një tjetër listë. Goli kundër Panamasë ishte i 11-ti në finalet e Kupës së Botës ndërsa portugezi ka shënuar 10. Këtë shifër golash CR7 e ka shënuar në 6 edicione ndërsa 32-vjeçari nga ishulli e ka arritur në vetëm tre edicione.  

Harry Kane mbrëmë u fut edhe në historinë e skuadrës së Anglisë pasi u kthye në golashënuesin më të mirë të kombëtares një herë kampione të botës në finalet e Botërorëve. Ai tashmë numëron 11 gola, një më shumë se Gary Lineker. A.V.

Teilen: