Sunday, 28. June 2026
Sport

Botërori 2026/ Barazimi me shumë gola i kualifikonte të dyja, komisari teknik i Austrisë hedh poshtë akuzat për marrëveshje me Algjerinë

GS 28/06/2026 1 Min. Lesezeit

Një barazim me shumë gola mes Ausrtisë dhe Algjerinë do të kualifikonte të dy formacionet në dëm të Iranit dhe pikërisht ky skenar ndodhi.

Në konferencën për shtyp trajneri i Austrisë hodhi poshtë akuzat për një marrëveshje mes dy skuadrave për të mos eliminuar njëra-tjetrën. “Nuk kam parë kurrë një ndeshje me një fund si ky që kemi përjetuar. Në minutën e 93’ ishim të eliminuar pasi po mundeshim 3-2 ndërsa tre minuta më vonë barazuam dhe sot jemi në fazën me eleminim direkt”, tha Ralf Rangnick.

Austriaku hedh poshtë akuzat për marrëveshje duke krahasuar skenarin e këtij dueli me të një filmi që do të ishte i denjë për t’u trajtuar nga Hollywood-i. A.V.

Teilen: