Sunday, 28. June 2026
Sport

Afrika e Jugut – Kanadaja hap fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026

GS 28/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sonte nis faza e eliminimit direkt në Botërorin 2026, që po mbahet në Meksikë, Kanada dhe Amerikë.

Ndeshja e parë e raundit të 32-të është ajo mes Afrikës së Jugut dhe njërit nga vendet nikoqire, Kanadasë që fillon nga ora 21:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Këto dy shtete kanë zhvilluar një miqësore në vitin 2007, e fituar nga Afrika e Jugut me rezultat 2:0.

Kanada përfundoi e dytë në grupin B me 4 pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje. Në këtë grup ishin edhe Zvicra që përfundoi si lidere e grupit, Bonja e Hercegovina e treta dhe Katari i fundit.

Ndërsa, Afrika e Jugut në fazën e grupeve e kishte një tjetër nikoqire të Botërorit, Meksikën.

Afrikanët e mbyllën fazën e grupeve në pozitën e dytë, pas Meksikës, ndërsa që lanë mbrapa në renditje Korenë e Jugut dhe Çekinë./teve1.info/

Teilen: