Sonte në mbrëmje do të nisë faza e 1/32-ve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë (ora 21:00, me kohën tonë).
Kanadaja do të jetë organizatori i parë në historinë e Kupës së Botës, që në ndeshjen me eliminim direkt do ta luajë në një fushë tjetër që nuk gjendet në territorin e tyre.
Kanadaja, e cila luajti në Vancouver dhe Toronto në fazën e grupeve, do të duhet të udhëtojë për në Los Angeles për t’u përballur sonte me Afrikën e Jugut.
Humbja kundër Zvicrës do të thotë se kanadezët humbën avantazhin e tyre në shtëpi dhe detyrohen të udhëtojnë në vendin fqinj, ku do të jenë thjesht një tjetër ekip i huaj si kundërshtari i tyre, Afrika e Jugut.
Kjo është hera e parë në historinë e Kupës së Botës, kur një vend organizator luan jashtë vendit të vetë. Edhe në vitin 2022, kur Botërori u mbajt në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të dyja kombëtaret aziatike nuk luajtën asnjë takim jashtë fushës së tyre.