Saturday, 10. October 2026
Futboll

Ronaldo dhe Messi në të njëjtin ekip? Po, Tevez synon ta realizojë këtë në “miqësoren e shekullit”

GS 10/10/2026 2 Min. Lesezeit

Një nga dëshirat e parealizuara të futbollit është të shohë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në të njëjtin ekip. Carlos Tevez dëshiron ta bëjë realitet këtë ëndërr në ndeshjen e lamtumirës që synon të organizojë më 20 dhjetor 2026, në “La Bombonera”, me miratimin e Juan Román Riquelmes, sipas “Infobae”.

Ish-sulmuesi argjentinas, i tërhequr nga futbolli në vitin 2022, nuk pati një ndeshje lamtumire në stadiumin e Boca Juniors dhe tani po përpiqet ta organizojë atë në fund të këtij viti.

Në një intervistë për kanalin argjentinas “OLGA”, Tevez zbuloi disa prej emrave që dëshiron të ftojë: Gianluigi Buffon dhe Edwin van der Sar në portë; Rio Ferdinand, Nemanja Vidić, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci në mbrojtje; Andrea Pirlo, Paul Scholes dhe Riquelme në mesfushë.

Por ideja më e bujshme është bashkimi i dy rivalëve historikë. “Do t’i bashkojmë, – deklaroi Tevez. – Cristianon do të shkoj ta marr vetë, edhe atë të voglin (duke iu referuar Messit) po ashtu”.

Tevez ka luajtur 47 ndeshje me Messin në kombëtaren e Argjentinës dhe 80 ndeshje me Ronaldon te Manchester United. Tani synon t’i bashkojë në një skuadër, për një spektakël që mund të mbetet i paharruar.

Teilen: