Saturday, 10. October 2026
Futboll

Kovac: Po e shijojmë pozicionin në krye të renditjes, ndaj Werder për fitore dhe rifituar ritmin

GS 10/10/2026 2 Min. Lesezeit

Borussia Dortmund ka dhënë një sinjal të fortë që në fillim të këtij sezoni në Bundesliga. Me katër fitore në katër ndeshje, ata jo vetëm që kanë regjistruar nisjen më të mirë në elitën e futbollit gjerman që nga viti 2015, por kanë dërguar edhe një mesazh për rivalët, duke treguar seriozitetin e tyre për të fituar titullin kampion.

Tani, me rifillimin e aktiviteteve të klubeve Borussia vazhdon garën për titull duke luajtur në shtëpi kundër Werder Bremen, me synimin për të ruajtur vendin e parë në renditje. Trajneri Niko Kovac i vlerësoi lojtarët e tij për këtë arritje, por mbetet me këmbë në tokë, pasi kanë mbetur edhe 30 javë të tjera për t’u luajtur.

“Djemtë kanë punuar shumë për këtë. Është vetëm një moment i caktuar i sezonit kemi luajtur pak më shumë se 10% të ndeshjeve të Bundesligës. Po e shijojmë këtë pozicion për momentin, por e dimë gjithashtu se kemi përgjegjësinë të vazhdojmë të punojmë fort për ta ruajtur atë sa më gjatë që të jetë e mundur“, tha Kovac.

Ai theksoi se skuadra e tij synon të mbetet në krye të garës për titullin e Bundesligës. “Shpresoj se do t’ia dalim, do të bëjmë një paraqitje të mirë kundër Werder Bremen dhe do të marrim pikët që na duhen për të rifituar ritmin. Ata janë një ekip vërtet i mirë, por ne duhet të ndjekim fatin tonë, tha trajneri kroat.

Teilen: