Kanadaja është kombëtarja e parë që kualifikohet për në raundin tjetër, pra në 16 ekipet më të mira të turneut. Në sfidën e zhvilluar në Los Angeles, Kanadaja fitoi 0-1 ndaj Afrikës së Jugut, falë një goli në frymën e fundit.
Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 22-të, kur goditja me kokë e Derek Cornelius ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams.
Në minutën e 44-të, Kanadaja pati tre tentativa të njëpasnjëshme për të gjetur golin, por Ronwen Williams u tregua sërish fantastik.
Teilen: