Monday, 29. June 2026
Sport

Trajneri i Marokut: Formati i Kupës së Botës s’është ideal, por s’ka kuptim ta kritikojmë tani

GS 29/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në prag të sfidës kundër Holandës, e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Botës 2026, ka folur trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi. Ai ka prekur edhe temën e formatit të Botërorit, duke mos i fshehur dyshimet e veta.

“Të flasësh për padrejtësi është pak e tepruar, e njihnim rregulloren para fillimit të turneut dhe nuk ka sens të ankohemi tani. A është formati ideal? Me shumë mundësi jo, por nëse duhej kritikuar, duhej bërë para kompeticionit.

Besoj se në të ardhmen do të përmirësohet, edhe pse një sistem perfekt nuk ekziston”, – tha trajneri i Marokut. Për përballjen me Holandën ai theksoi: “Rëndësi ka të fitojmë, jo të konsiderohemi favoritë. E respektojmë kaksimalisht Holandën dhe do ta tregojmë në fushë atë çfarë jemi në gjendje të bëjmë”.

Maroku e mbylli grupin në vend të dytë, me pikë të barabarta me Brazilin. Hakimi me shokë kanë bërë paraqitje vërtet të mira dhe kundër Holandës kanë shanse reale për të vazhduar më tej.

Teilen: