Monday, 29. June 2026
Sport

Manchester City emëron Enzo Marescën trajner të ri

GS 29/06/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester City ka zyrtarizuar emërimin e Enzo Marescës si trajner të ri të ekipit të parë, me italianin që ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029.

Për Marescën, kjo është hera e tretë që rikthehet në klub, pasi më parë ka qenë pjesë e stafit teknik dhe ka drejtuar ekipin EDS.

Në deklaratën e tij të parë si trajner i Cityt, Maresca tha se rikthimi në klub përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të vazhduar karrierën e tij.

“Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe të kem mundësinë të drejtoj këtë ekip është një mundësi e shkëlqyer për mua. City është një klub futbolli tepër i mirëdrejtuar. Çdo gjë që bëjnë është inovative, e planifikuar dhe e qëllimshme. Për një trajner, kjo është një situatë ëndrrash”, deklaroi ai.

Italiani theksoi se e njeh kulturën dhe pritshmëritë e klubit, duke shtuar se mezi pret të nisë punën me skuadrën.

“Dua që ne të fitojmë, të luajmë futboll të mirë dhe të shijojmë presionin e përfaqësimit të Manchester City-t”, u shpreh Maresca.

Kryetari i klubit, Khaldoon Al Mubarak, vlerësoi se Maresca përputhet plotësisht me filozofinë e Manchester Cityt, duke theksuar se ai sjell pasion, inteligjencë dhe ambicie për të vazhduar sukseset e klubit. Sipas tij, rikthimi i italianit është një hap natyror si për trajnerin ashtu edhe për klubin.

Maresca e zëvëndëson Pep Guardiolën në krye të “Qytetarëve”.

Teilen: