Monday, 29. June 2026
Sport

Miqësore, Vllaznia mundet nga rumunët e Arges Pitestit

GS 29/06/2026 1 Min. Lesezeit

Vllaznia ka zhvilluar miqësoren e radhës në Slloveni, aty ku skuadra shkodrane po zhvillon fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të turit të parë kualifikues të Conference League.

Shkodranët janë mposhtur me rezultatin 5-2 nga rumunët e Argeș Piteștit në këtë takim. Qato dhe Tafili shënuan për Vllazninë në këtë miqësore.

Kjo ishte miqësorja e katërt që Vllaznia ka zhvilluar në Slloveni. Shkodranët kanë fituar 1 ndeshje dhe kanë humbur 3 takimet e tjera.

Teilen: