E marta është ditë pushimi dhe festë kombëtare në Paraguai, pas eliminimit të Gjermanisë në Botëror.
Është presidenti i këtij shteit, Santiago Pena, që deklaroi të martën si ditë feste kombëtare.
Ky vendim u mor për të festuar suksesin në Kupën e Botës, përkatësisht kualifikimin në 1/8 e finales.
Paraguai bëri befasi të madhe duke e mposhtur Gjermaninë në penallti.
“Sot, i gjithë vendi feston”, shkroi Pena.
“Feston fitoren e një ekipi që përfaqëson identitetin tonë – forcën e njerëzve që nuk dorëzohen asnjëherë”.
Teilen: