Tuesday, 30. June 2026
Sport

Ronald Koeman hesht për të ardhmen dhe nuk pranon kritikat për taktikat e zgjedhura për ndeshjen me Marokun

GS 30/06/2026 2 Min. Lesezeit

Komisari teknik i Holandës pas eliminimit përballë Marokut ka lënë të kuptohet se strategjia e zgjedhur prej tij në këtë takim ishte e drejta, por vendimtar ishte fati i keq.

Përballë gazetarëve Koeman shpjegoi se penalltia e dytë e pritur në një moment të parë nga Verbruggen, por që më pas topi përfundoi në portë, kishte qenë momenti që ktheu inertësinë e takimit.

“Ai moment ishte vendimtar pasi ndikoi në aspektin emocional të lojtarëve”, komentoi Koeaman.

I pyetur se përse van Dijk nuk figuronte mes goditësve të penalltive, 63-vjeçari shpjegoi se gjithçka kishte lidhje me një dëmtim që kishte pësuar mbrojtësi.

“Virgil nuk goditi sepse kishte ngërçe ndërsa Summerville mori përsipër që të shkonte të paraqitej në vendin e tij. Nëse Crysencio nuk do të merrte përsipër që të godiste penalltinë atëherë do të shkonte Virgil”, tha Koeman.

Ndeshja me Marokun u la një shije të hidhur të gjithë dashamirësve të Holandës pasi në dy shetsat prej 15 minutash “Tulipanët” kontrolluan topin vetëm në 17% të kohës. Shumë pak për një ekip me traditën e Holandës. Në këtë drejtim Koeman nuk pranon krtikat dhe tha: “Sigurisht disa gjëra mund të përmirësohen. Në disa momente të ndeshjes ne u strukëm shumë thellë në zonën tonë, por gjithashtu duhet të themi se jemi mbrojtur mirë. Përballë një skuadre kaq të mirë si Maroku nuk mund të bësh shumë gabime. Të them të drejtën jemi kritikuar shumë kur kemi luajtur me pesë mbrojtës, por s’më intereson shumë”, tha Koamen.

Sa i përket të ardhmes Koeman nuk humbi durimin dhe u përgjigj në mënyrë diplomatike. “Kam mendimet e mia, por tani nuk kam ndër mend që të them asgjë”, pohoi 63-vjeçari, i cili mori mandatin e dytë si trajner në 2023 pas taprit që zgjati mes viteve 2018-2020. A.V.

Teilen: