Është ndarë nga jeta Jashar Kabashi, xhaxhai i ish-kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, Festim Kabashi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Festim Kabashi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar një mesazh prekës të ndjerit, raporton lajmi.net
“Sot familja jonë humbi shtyllën e saj. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të axhës tonë të dashur, Jashar Kabashi”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot familja jonë humbi shtyllën e saj.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të axhës tonë të dashur, Jashar Kabashi.
Ai nuk ishte vetëm prijësi i familjes sonë, por një njeri me zemër të madhe, me urtësi, dinjitet dhe fisnikëri, që la gjurmë te secili që pati fatin ta njohë.
Ishte ndër doktorët e parë të shkencave në Kosovë, një intelektual që ia kushtoi jetën dijes, arsimit dhe shoqërisë, por mbi të gjitha mbeti një njeri i thjeshtë, i drejtë dhe gjithmonë shumë i dashur me njerëzit.
Jeta e tij është dëshmi se edhe nga bjeshkët e largëta siç ka qenë Kabashi, me punë, këmbëngulje dhe besim, mund të arrihen majat më të larta.
Trashëgimia që na lë nuk matet vetëm me arritjet e tij akademike, por edhe me vlerat njerëzore që i mishëroi gjatë gjithë jetës.
Do të na mungosh pafund xhaxh.
Qoftë i përjetshëm kujtimi yt!/Lajmi.net/