Penalltia e Jonathan Tah i kushtoi Gjermanisë eliminimin nga Kupa e Botës kundër Paraguajit në raundin e 32-shes. Mbrojtësi i Bayernit mori penalltinë vendimtare, edhe pse ishte hera e parë në një ndeshje zyrtare. Shumë, duke parë ish-lojtarin e Leverkusenit të merrte penalltinë, pyetën veten pse u zgjodh për një moment kaq kyç. Një mister që gazeta gjermane Bild u përpoq ta zgjidhte duke rindërtuar diskutimin që u zhvillua në mesfushë midis Joshua Kimmich, kapitenit gjerman, dhe pjesës tjetër të ekipit.
Sipas BILD, pati vështirësi në gjetjen e një ekzekutuesi të gjashtë të penalltisë. Tah ishte i pari që vuajti presionin e madh sepse yjet e tjerë nuk donin të merrnin përgjegjësinë për të goditur atë penallti. Në fushë në atë moment ishin Leon Goretzka (31), Waldemar Anton (29), Nathaniel Brown (23), Malick Thiaë (24) dhe portieri Manuel Neuer (40).
Pas përzgjedhjes së Nagelsmann, Kai Havertz (27/gabim), kapiteni Joshua Kimmich (31/gol), Jamal Musiala (23/gol), Nick Woltemade (24/gabim) dhe Nadiem Amiri (29/gol) kishin ekzekutuar penalltitë e tyre.