Tuesday, 30. June 2026
Sport

Ylli gjerman refuzoi ta godiste penalltinë, dalin pamjet

GS 30/06/2026 1 Min. Lesezeit

Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, ku u posht në penallti nga Paraguai, janë zbuluar disa detaje interesante.

Sipas asaj që raporton ”BILD”, Leon Goretzka ka refuzuar të gjuante penalltinë e gjashtë apo atë vendimtare në serinë e penalltive.

Paniku te kombëtarja gjermane ishte i madh, pasi Manuel Neuer e mbajti gjallë shpresat për kualifikim, duke pritur penalltinë e Fabian Balbuenës.

Kapiteni i ekipit, Joshua Kimmich kërkoi një lojtar që të merrte përsipër gjuajtjen e radhës, ku fillimisht iu drejtua Leon Goretzkës, si lojtari më me përvojë në ekip, por ai hezitoi.

Më pas mbrojtësi i Bayern Munich e pyeti edhe Antonin, Brownin dhe Thiaw, por edhe ata refuzuan.

Kimmich u përpoq edhe një herë ta bindte Goretzkën, por ai sërish nuk pranoi.

Si pasojë, Jonathan Tah u detyrua të merrte përgjegjësinë, ndonëse nuk kishte gjuajtur kurrë një penallti në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Tah e dërgoi topin mbi traversë, ndërsa Paraguai shënoi penalltinë e radhës, duke eliminuar Gjermaninë nga Kupa e Botës.

VIDEO

Teilen: