Tuesday, 30. June 2026
Sport

Haalnd i siguron Norvegjisë kualifikimin historik

GS 30/06/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar tjetër gol në Kupën e Botës.

Haaland shënoi golin e fitores 2:1 të Norvegjisë kundër Bregut të Fildishtë të martën mbrëma.

Ylli i futbollit, norvegjezi Haaland, e shënoi golin e fitores në minutën e 86-të për t’ia siguruar Norvegjisë avancimin në një të tetën e finales të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ishte goli i pesë për Haalandin në këtë Botëror. Është një gol prapa Lionel Messit, që ka gjashtë gola.

Antonio Nusa shënoi supergol në minutën e 39-të për epërsinë 1:0 të Norvegjisë.

Golin e barazimit 1:1 për përfaqësuesen afrikane e shënoi futbollisti i Manchester Unitedit, Amad Diallo.

Pasi u lirua nga mbrojtësit e Norvegjisë, Diallo shënoi me goditje të saktë nga afërsia në minutën e 74-t.

Bregu i Fildishtë pati edhe një rast të art në minutën e 96-të. Por gjuajtja e bukur e Diallos u prit edhe më bukur nga portieri i Norvegjisë, Orjan Nyland.

Në një të tetën e finales të Kupës së Botës, Norvegjia do të përballet me Brazilin më 5 korrik.

Është hera e parë që Norvegjia do të paraqitet në 1/8 e finales të Botërorit.

Teilen: