Norvegjia ka mundur 2-1 Bregun e Fildishtë dhe ka siguruar biletën për në raundin e 1/16-ve, aty ku do të përballet me Brazilin.
Sfida e luajtur në Teksas u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Antonio Nusa shënoi një gol tejet të bukur me një goditje mjeshtërore brenda zonës, pas asistit të Martin Odegaard
Pas golit, Norvegjia pati edhe dy raste të tjera të pastra për të dyfishuar shifrat me dy sulmeusit e saj, Erling Haaland dhe Alexander Sorloth, të cilët nuk u treguan të saktë edhe pse ishin në pozicion shumë të favorshëm për të shënuar.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për norvegjezët. Bregu i Fildishtë barazoi shifrat në minutën e 74-të, Amad Diallo, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Pas një aksioni të bukur dhe kombinimit me Nicolas Pepe, Diallo e finalzoi në mënyrë perfekte duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 85-të, Norvegjia gjeti golin e avantazhit falë një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Patrick Berg, ishte i zakonshmi Erling Haaland që nuk mund të gabonte nga ai pzoicion dhe dërgoi topin në rrjetë.
Ky është goli i pestë për Haaland deri tani, vetëm Messi ka më shumë, 6 gola. REzultati nuk ndryshon deri në fund, 2-1 për norvegjëzët, të cilët festojnë me të drejtë kualifikimin për më tej.