Wednesday, 1. July 2026
Sport

Konfirmohet largimi i Koemanit nga Holanda

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Ronald Koeman edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Holandës.

Koeman dha dorëheqje për shkak të eliminimit të hershëm të Holandës nga Kupa e Botës. Holanda u ndal në 1/16 e finales nga Maroku.

Koeman ishte në periudhën e dytë në krye të Holandës. Ai e udhëhoqi përfaqësuesen drejt gjysmëfinales në Euro 2024, por “tulipanët” dëshpëruan në Botëror.

Koeman ka thënë se askush nuk është më i dëshpëruar se ai që Botërori nuk ishte i sukseshëm.

Holanda ka arritur tri herë në finale të Botërorit, por nuk e ka fituar atë.

Teilen: