Tuesday, 18. August 2026
Sport

Hincapie, lojtari i dytë që përjashtohet për mbulim të gojës

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Piero Hincapie i Ekuadorit është bërë lojtari i dytë që u ndëshkua me karton të kuq në Kupën e Botës për mbulim të gojës gjatë “konfrontimit” me lojtar kundërshtar. Me rregullat e reja, FIFA ka paraparë përjashtim me të kuq për lojtarët që mbulojnë gojën derisa flasin me kundërshtarë në momente tensioni.

Kjo është bërë për të shmangur fyerjet në baza racore.

Hincapie u përjashtua në minutën e 95-të në humbjen 2:0 të Ekuadorit nga Meksika, të mërkurën në mëngjes. Ekuadori u ndal në 1/16 e finales së Botërorit.

Hincapie u përjashtua pas një fjalosjeje me sulmuesin e Meksikës, Santi Gimenez.

Miguel Almiron i Paraguait ishte lojtari i parë që u ndëshkua sipas rregullit të ri.

Teilen: