Wednesday, 1. July 2026
Sport

FFK shpall hapjen për aplikim në akademinë e referimit

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht hapjen e thirrjes për aplikim për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i bashkohen gjeneratës së re të referëve përmes Akademisë së Referimit.

Ky hap cilësohet si një mundësi e shkëlqyer për të nisur një karrierë profesionale, me synimin për të avancuar nga fushat e futbollit vendor e deri në arenat më të mëdha evropiane dhe botërore.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të shkarkojnë dhe të plotësojnë formularin e aplikimit, i cili gjendet në uebfaqen zyrtare të FFK-së, dhe ta dërgojnë atë së bashku me dokumentet e kërkuara në adresën elektronike: [email protected].

Afati për dorëzimin e aplikimeve fillon sot dhe do të jetë i hapur nga 1 deri më 15 korrik.

Teilen: