Wednesday, 1. July 2026
Sport

Vllaznia humbet miqësoren e fundit në Slloveni

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Vllaznia zhvilloi sot ndeshjen e fundit miqësore të fazës përgatitore në Slloveni, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 nga Lokomotiva e Zagrebit.

Një tjetër provë e vlefshme ndaj një kundërshtari cilësor, ku stafi teknik pati mundësinë të testojë ekipin në prag të sfidave zyrtare.

Me këtë takim mbyllet grumbullimi në Slloveni dhe skuadra rikthehet nesër në Shkodër për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e raundit të parë të UEFA Conference League ndaj Malishevës, që do të luhet më 9 korrik në “Loro Boriçi”.

Teilen: