Thursday, 2. July 2026
Sport

​Tri ndeshje të zjarrta në Botëror

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Botërori 2026 vazhdon sot me tri ndeshje të fazës eliminatore. Në program janë përballje mjaft interesante, me Spanjën, Portugalinë dhe Zvicrën që synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turne.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në ora 21:00, ku Spanja përballet me Austrinë në Los Anxhelos. Më pas, në ora 01:00 pas mesnate, Portugalia do të sfidojë Kroacinë në Toronto, ndërsa programi mbyllet në ora 05:00 të mëngjesit të së premtes me duelin mes Zvicrës dhe Algjerisë në Vankuver.

Fituesit e këtyre tri përballjeve do t’u bashkohen skuadrave që tashmë kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales, duke e kompletuar tablonë e dueleve të raundit të ardhshëm të Kampionatit Botëror.

Teilen: