Thursday, 2. July 2026
Sport

Prekëse: Trajneri i Kongos mëson në konferencë për shtyp se i ka vdekur babai

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sebastien Desabre, ka përjetuar një moment të rëndë emocional pas humbjes ndaj Anglisë në Kampionatin Botëror, pasi gjatë konferencës për shtyp u njoftua publikisht për vdekjen e babait të tij.

Kongo u mposht me rezultat 2:1 nga Anglia, me Harry Kane që shënoi të dy golat, duke e kualifikuar ekipin anglez në fazën e 1/16 së finales, ku do të përballet me Meksikën.

Megjithatë, pas ndeshjes vëmendja u zhvendos nga rezultati te një ngjarje tragjike personale. Në fund të konferencës për shtyp, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kongos ndërhyri për të bërë njoftimin e papritur.

“Faleminderit. Dëshirojmë të njoftojmë se përzgjedhësi ka humbur babanë e tij. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, u tha në gjuhën frënge.

Pas këtij momenti, konferenca u ndërpre menjëherë. Desabre u pa i tronditur nga mënyra e njoftimit të lajmit dhe, pasi falënderoi shkurtimisht, u largua nga salla.

YouTube player

Teilen: