Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sébastien Desabre, mori një goditje të rëndë pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në Kupën e Botës 2026, kur zyrtari i shtypit i ekipit kombëtar afrikan njoftoi publikisht drejtpërdrejt gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes se babai i trajnerit kishte ndërruar jetë.
Imazhet e trajnerit francez, dukshëm i tronditur dhe i dëshpëruar para gazetarëve nga ndarja publike sensacionale dhe e papritur e një lajmi të tillë, u bënë menjëherë virale në internet, duke dokumentuar tronditjen dhe daljen e tij të menjëhershme nga ambjenti ku po qëndronte, duke ndërprerë takimin me median.
Megjithatë, mbetet pyetja nëse Desabre e mësoi lajmin tragjik në atë moment, apo nëse ai ishte tashmë në dijeni të tragjedisë dhe thjesht u trondit nga vendimi i federatës për ta publikuar në konferencën për shtyp.