Thursday, 2. July 2026
Sport

Legjenda e Spanjës dhe Arsenalit i var “këpucët në gozhdë”

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Santi Cazorla, një nga mesfushorët më elegantë dhe teknikisht më të pastër të gjeneratës së tij, ka njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 41-vjeçare.

Lajmi konfirmohet nga vet Cazorla pwrmes medieve spanjolle.

Karriera e tij zgjati mbi dy dekada dhe përfshiu 776 ndeshje me klube si Villarreal, Arsenal dhe Real Oviedo, si dhe kontribut të madh me përfaqësuesen e Spanjës.

Te Arsenali, ai u bë një figurë kyçe për skuadrën e Arsene Wenger, duke fituar dy FA Cup dhe duke u vlerësuar për kreativitetin, kontrollin e lojës dhe aftësinë për të ndryshuar ritmin e ndeshjes.

Me Spanjën, ai ishte pjesë e epokës së artë që fitoi Euro 2008 dhe Euro 2012.

Karriera e tij mbetet edhe më e veçantë për shkak të rikthimit te Real Oviedo, ku ndihmoi klubin e zemrës të arrinte ngjitjen në LaLiga pas shumë vitesh.

Edhe pse i dha fund lojës aktive, Cazorla pritet të mbetet i lidhur me futbollin në një rol të ardhshëm, ndoshta si trajner apo në strukturat e klubit.

Teilen: