Thursday, 2. July 2026
Sport

Ronaldo kundër Modriqit në përballjen historike në Toronto

GS 02/07/2026 2 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo dhe Luka Modriq do të shkruajnë histori kur të paraqiten në fushë në ndeshjen Portugali – Kroaci, në kuadër të 1/16 të finales së Kupës së Botës.

Pritet të jetë përballja e parë në Kupën e Botës e lojtarëve që kanë kaluar të 40-at.

Ronaldo dhe Modriq, të cilët fituan katër Liga të Kampionëve së bashku te Real Madridi në gjashtë edicione, pritet ta kenë paraqitjen e fundit në skenën e madhe globale.

Ndeshja Portugali – Kroaci luhet nga ora 1:00 e mëngjesit të së premtes, sipas kohës në Kosovë.

Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo tha se “jam kthyer” pasi shënoi dy gola kundër Uzbekistanit, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në gjashtë kupa të Botës.

Ronaldo ka luajtur në të gjitha tri ndeshjet e fazës grupore dhe pritet të paraqitet nga minuta e parë edhe ndaj Kroacisë.

Modriq 40-vjeçar regjistroi ndeshjen e 200-të me fanellën e Kroacisë në fitoren 1:0 ndaj Panamasë.

Ylli kroat u bë lojtari i katërt që arriti 200 paraqitje, duke iu bashkuar Ronaldos.

Të dy kanë karrierë të jashtëzakonshme, megjithatë asnjëri nuk e ka fituar titullin e Botës.

Kroacia doli nënkampione e Botës në vitin 2018, ndërsa Portugalia ndjek titullin e parë në Kupë të Botës, e vetmja gjë që i mungon Cristiano Ronaldos.

Teilen: