Friday, 3. July 2026
Sport

Portieri Çoriq i bashkohet Gjilanit

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri nga Kroacia, Marjan Çoriq është përforcimi më i ri te skuadra e Gjilanit.

Gjilani, të enjten mbrëma ka prezantuar Çoriqin, i cili do të jetë pjesë e ekipit për sezonit 2026/27 në Superligë.

Çoriq, sezonin e shkuar ishte pjesë e Llapit, ekip për të cilin ka luajtur edhe vite më parë, ndërsa e njeh mirë elitën e futbollit kosovar.

Ai do të jetë përforcim i rëndësishëm për portën e Gjilanit për sezonin e ri, i cili nis muajin e ardhshëm.

Teilen: