Friday, 3. July 2026
Sport

Portugalia fiton ndaj Kroacisë, vazhdon në 1/8 e finales

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

Portugalia ka mposhtur Kroacinë për të avancuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Në duelin e 1/16 së finales, Portugalia triumfoi 2:1 me përmbysje të rezultatit për ta eliminuar Kroacinë.

Në 1/8 e finales, Portugalia do të përballet me Spanjën për një vend në çerekfinale.

Ndeshja ishte dramatike, pasi u anuluan tre gola, dy të Kroacisë dhe një i Portugalisë për pozitë jashtë loje pas intervenimit të VAR-it.

Kroacia kaloi në epërsi me anë të Ivan Perishiqit, përpara se Portugalia të reagojë me Cristiano Ronaldon që shënoi nga penalltia dhe rezervistin Gonçalo Ramos wë realizoi me kokë.

Teilen: