Friday, 3. July 2026
Sport

Bëhet 1 vjet nga vdekja tragjike e Diogo Jotas dhe vëllaut të tij

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

3 korriku është padyshim një nga datat më tragjike të botës së futbollit.

Kjo për shkak të vdekjes së yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllaut të tij Andre Silva, pas një aksidenti të rëndë në Spanjë që ndodhi një vjet më parë.

Nderimet ende vazhdojnë të bëhen në çdo ngjarje, me kombëtaren e tij që kanë vendosur të mbajnë shiritët për gjatë tërë Botërorit si dhe klubi i tij që i ndërtoi një memorial jashtë stadiumit “Anfield”.

Portugalia, arriti të fitonte ndeshjen ndaj Kroacisë 2-1 dhe siguruan kualifikimin në 1/8-tat, duke ia dedikuar fitoren atij në njëvjetorin e vdekjes.

Jota, kurrë nuk kishte arritur të luante në Botëror pasi që në vitin 2022 mungoi për shkak të një lëndimi që kishte pësuar.

Teilen: