Zvicra thyen mallkimin dhe fiton ndeshjen e katërt në një edicion të Botërorit. Kombëtarja helvete ia del që të renditet mes 16 më të mirave pasi mundi Algjerinë. Për herë të fundit kjo kombëtare kishte bërë kaq mirë në Botërorin 1954.
Sa i përket kronikës ndeshja nuk kishte histori pasi ekipi i Yakin goditi afrikanët me dy gola të shënuar në fillimin e secilës pjesë.
Embolo në të 10’ dhe Ndoye në të 46’ ishin heronjtë e ekipit, e cili ndjek me interes duelin që do të luhet nesër në Kansas City mes Ganës dhe Kolumbisë. A.V.
Teilen: