Fitorja në Los Angeles e Spanjës përballë Austrisë e vendosur prej golave të Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro nuk mund të linte indiferent edhe një tifoz të vogël si Keyne Yamal.
Nga emri kuptohet gjithçka. Bëhet fjalë për djaloshin e zjarrtë, i cili festonte si i tërbuar golat e Spanjës. 3-vjeçari edhe pse nuk mundi që të shijonte asnjë gol të shënuar nga vëllai i tij, Lamine Yamal, falë pasionit që tregoi ka arritur që të bëjë për vete të gjithë sportdashësit.
“Jam i lumtur kur e shikoj të gëzuar. Ai është vëllai im i vogël, por për mua është si të ishte djali im”, tha Lamine Yamal pas ndeshjes. A.V.
Teilen: