“Tre Luanët” bëhen gati për ndeshjen me Meksikën, por 90’ apo 120’ në “Azteca” duket se nuk do të jetë e vetmja fushëbetejë.
Federata e Futbolit ka kërkuar ndërhyrjen e FIFA për të garantuar qetësinë e nevojshme për lojtarët në vigjilje të ndeshjes me të zotët e shtëpisë.
Anglia ka marrë dritën jeshile sot nga FIFA për vendosjen e postblloqeve rreth perimetrit të hotelit të ekipit të saj përpara ndeshjes së “Tre Luanëve” me Meksikën në “Azteca” të dielën.
Pavarësisht qëllimit të FA-së për ta mbajtur të fshehur vendndodhjen e hotelit të ekipit, pritet që tifozët e Meksikës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’u siguruar që djemtë e Thomas Tuchel të kalojnë një natë pa gjumë përpara ndeshjes.
Por për shkak të rregullave të turneut të FIFA-s, ekipet duhet të mbërrijnë në qytetin ku do të luajnë ndeshjen brenda 24 orëve nga starti i takimit. A.V.