Friday, 3. July 2026
Sport

Futbollisti që u prezantua nga dy klube sqaron se ku do të aktivizohet në edicionin e ri

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Bleart Tolaj ishte zyrtarizuar si futbollist i Gjilanit në mbrëmjen e 1 korrikut.

Pak minuta më vonë, me postim kishte dalë edhe Ballkani i Suharekës, që kishte njoftuar se Tolaj ka vazhduar me klubin suharekas edhe për dy edicione.

Tolaj më herët kishte nënshkruar për Gjilanin kontratë dy-vjeçare.

Ai ka shpjeguar të premten gjatë ditës, se do të mbetet te kjo skuadër.

“Dua ta bëj të qartë se unë zyrtarisht jam lojtar i Gjilanit. Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe i përkushtuar maksimalisht për të dhënë gjithçka për fanellën e klubit”, ka shkruar Tolaj në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Teilen: