Friday, 3. July 2026
Sport

Gjilani vazhdon me përforcime

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe mbrojtësi Ardian Limani, janë përforcimet më të reja te skuadra e Gjilanit.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të premten ka prezantuar Zekën dhe Limanin, të cilët pritet të jetë të rëndësishëm për ekipin në sezonin e ri.

Në fakt, Zeka rikthehet te Gjilani pasi ka luajtur në të shkuarën me këtë skuadër, me të cilën ka firmosur kontratë deri në vitin 2028.

Ndërkohë, kontratë të tillë ka firmosur edhe mbrojtësi Limani.

Teilen: