Futbollistët e Argjentinës janë djerësitur mirë për të siguruar kalimin në 1/8 së finales së Botërorit.
Në 1/16 e finales, Argjentina eliminoi Kepin e Gjelbër pas dy vazhdimeve me rezultatin e ngushtë 3:2.
Koha e rregullt e takimit përfundoi 1:1, ndërsa gjatë vazhdimeve u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Lionel Messi, Lisandro Martinez e Sergio Romero realizuan për Argjentinën, ndërsa për Kepin e Gjelbër shënuan Deroy Duarte dhe Sidny Lopes Cabral.
Për Kepin e Gjelbër, që bëri debutimin në Botëror, kjo ishte humbja e parë në këtë turne, në të cilin zhvilloi katër ndeshje.
Në 1/8 e finales, Argjentina do të përballet me Egjiptin.
Teilen: