Sa shumë mund të kaluar Kepin e Gjelbër. Argjentina e Messi-t fluturon mes 16-të më të mirave me shumë vështirësi pas një takimi, i cili u zgjidh vetëm pas dy shtesave.
Në Miami bardhekaltrit kaluan dy herë në avantazh falë Messi-t (29′) dhe Lisandro Martínez (92′), por formacioni afrikan qëndroi në lojë duke befasuar të gjithë pasi barazoi me Deroy Duarte (59′) dhe Lopes Cabral (103′).
Për t’i dhënë fitoren ekipit të Scaloni-t u desh një autogol i Diney Borges në të 111’. Falë fitores me shifrat 3-2 ekipi i Argjentinës kalon mes 16-të më të mirave ku do të ndeshet me Egjiptin e Momo Salah. A.V.
Teilen: