Saturday, 4. July 2026
Sport

Detajet mes Venezias e Spartës për Albion Rrahmanin

GS 04/07/2026 1 Min. Lesezeit

Albion Rrahmani mund të konsiderohet tashmë lojtar i skuadrës së Venezias, e cila në sezonin 2026/27 do të bëjë gara në Serie A të Italisë.

Marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur, ndërsa Rrahmani së shpejti do të prezantohet te Venezia dhe do të firmos kontratën afatgjate.

Venezia do të paguajë 7.5 milionë euro për kartonin e Rrahmanit, ndërsa Sparta mund të përfitojë edhe 2 milionë euro tjera, të cilat janë bonuse të bazuara në performancat e sulmuesit të Kosovës.

Pra, kosto totale e Rrahmanit kap shifrën prej 9.5 milionë eurosh kurse Sparta gjithashtu do të ketë edhe 10% nga shitja e ardhshme e 25-vjeçarit.

Transferimi te Venezia është një hap i madh në karrierën e Rrahmanit, duke pasur parasysh se në verën e vitit 2023 u largua nga Ballkani për t’u transferuar te Rapidi i Bukureshtit në Rumani, pëpara se ti bashkohej Spartës së Pragës një vit më vonë.

Në sezonin e fundit, Rrahmani realizoi 16 gola dhe bëri 4 asistime në 49 paraqitje për ekipin nga Çekia, ndërsa me fanellën e Kosovës, ai ka 7 gola në 25 ndeshje të luajtura.

Teilen: