Lionel Scaloni menaxhoi për herë të 100 ekipin kombëtar të Argjentinës. Për trajnerin nga Santa Fe ndeshja kundër Kepit të Gjelbër nuk vlente vetëm një vend mes 16-të më të mirave në këtë turne.
“Mendoj se ishte një ndeshje me shumë problematika. U mbrojtëm me shumë vështirësi ndërsa ngërçet penguan shumë lojtarë, por në fund ka rëndësi fitorja”, tha Scaloni në përfundim të ndeshjes të fituar nga Argjentina me shifrat 3-2.
“Jam i lumtur që kjo ndeshje u mbyll me fitoren tonë pasi bëhej fjalë për ndeshjen time të 100 si trajner i Argjentinës. Nuk do të kisha festuar më mirë se kështu këtë arritje”, tha Scaloni.
Paraqitja përballë Kepit të Gjelbër nuk e shqetëson Scaloni-n, i cili vlerësoi rivalët nga Afrika. “Mendoj se kjo ndeshje shkoi kështu sepse Kepi i Gjelbër dha 200% dhe jo për faktin se ne ishim nën presion. Argjentina nuk është asnjëherë nën presion. Sigurisht ka gjëra për të përmirësuar, por ne jemi gati”, tha Scaloni. A.V.