FC Malisheva pritet që të prezantohet me një tjetër “fytyrë” në edicionin e ri.
Skuadra nga stadiumi “Liman Gegaj” së fundmi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me shtatë futbollistë.
Ilir Rexha, Rilind Hetemi, Arbër Shala, Riad Jashari, Arian Telaku, Agustin Rojas dhe Tiago Gomes, nuk do të jenë pjesë e Malishevës në edicionin e ri.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.
“Shprehim falënderimin tonë për lojëtarët Ilir Rexha, Rilind Hetemi, Arbër Shala, Riad Jashari, Arian Telaku, Agustin Rojas dhe Tiago Gomesin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë me fanellën e FC Malishevës sa ishin pjesë e jona!. Ishte kënaqësi t’ju kemi pjesë të familjes sonë. Ju falënderojmë për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment të ndarë së bashku. Ju urojmë shëndet, suksese dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit tuaj”, shkruhet në njoftimin e Malishrevës.
Kjo skuadër në këtë verë do të marr pjesë edhe në Ligën e Konferencës teksa në turin e parë do të përballet me Vllazninë e Shkodrës më 7 korrik.