Sunday, 5. July 2026
Sport

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

GS 04/07/2026 1 Min. Lesezeit

SC Gjilani ka bërë blerjen e radhës në këtë afatin kalimtar të verës.

“Skifterat”, zyrtarizuan transferimin e Arbër Potokut, i cili erdhi nga tre-herë kampionët e Kosovës, Ballkani.

Potoku, nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me Gjilanin.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit gjilanas në rrjetin social “Facebook”.

Gjilani ditë më parë me shumë polemika e transferoi edhe lojtarin tjetër të Ballkanit, Bleart Tolaj, i cili u prezantua nga të dyja klubet, Ballkani për vazhdim kontrate e Gjilani si transfer.

Ai bëhet përforcimi i gjashtë për Gjilanin pas blerjeve të Marijan Coric, Ardian Limani, Hamdi Namani, Bleart Tolaj dhe Mevlan Zeka.

Teilen: