Sunday, 5. July 2026
Sport

Spektakli i Kupës së Botës vazhdon sonte me ndeshjen Brazil – Norvegji

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

Faza e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror vazhdon sonte me ndeshjen Brazil – Norvegji, Kombëtare që “luftojnë” për kalim në çerekfinale.

Kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione të shumta duke pasur parasysh formën që kanë shfaqur të dyja Kombëtaret në fazën e grupeve.

Ndeshja në fjalë fillon në ora 22:00 me orën tonë lokale.

Ndërkohë pas mesnatës në ora 02:00 na pret një tjetër duel interesant.

Meksika dhe Anglia do të përplasën për ta kërkuar “prerjen” e biletës për në çerekfinale.

Deri në këtë fazë, çerekfinalen e kanë siguruar Maroku dhe Franca.

Teilen: