Sunday, 5. July 2026
Sport

Demokratët Liberalë gati mocionin për të nderuar me titullin “Sir” Harry Kane

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

Demokratët Liberalë kanë paraqitur një mocion në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar duke kërkuar që Harry Kane të nderohet me titullin e kalorësit.

Mocioni, i paraqitur nga deputetja liberal demokrate, Layla Moran, vlerëson krenarinë që Kane i ka sjellë vendit.

32-vjeçari ka kaluar legjendarin Pelé në renditjen e golashënuesve  në Kupën e Botës.

Moran po u bën thirrje deputetëve nga të gjitha partitë të mbështesin fushatën dhe që Qeveria dhe Pallati të përgatisin shpatën për ‘Sir Harry’. A.V.

Teilen: