Sunday, 5. July 2026
Sport

Merkato/ Broja mungon në videon ku Burnley prezanton fanellat e reja

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

Armando Broja mund të jetë drejt largimit nga Burnley-t. Sulmuesi mungoi në grumbullimin e të hënës, kur klubi nisi zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.

Ndërsa ditën e djeshme skuadra, e cila do të militojë në Championship 2026-2027, prezantoi edhe fanellat e reja. Në videon ku u prezantuan uniformat e reja mungonte Armando Broja.

Fakti që sulmuesi nuk ishte zgjedhur mes futbollistëve, të cilët reklamuan fanellat e reja mund të interpretohet si një sinjal i qartë se shqiptari nuk do është më në planet e klubit të “Turf Moor”. A.V.

Teilen: