Tuesday, 7. July 2026
Sport

Ish-trajneri i Chelseat merr drejtimin e skuadrës parisiene

GS 07/07/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur anglez, Liam Rosenior është rikthyer sërish në kampionatin francez të futbollit, Ligue 1.

Pas aventurës së dështuar te Chelsea, trajneri tashmë është bërë me punë të re dhe ka firmosur kontratë me Paris FC.

Më parë, Rosenior ka drejtuar skuadrën tjetër franceze, Strasbourg, nga e cila kaloi te Chelsea, por që dështoi të lë gjurmë, duke u shkarkuar pas rezultateve të dobëta.

Teilen: