Kombëtarja e Spanjës është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026.
Të martën mbrëma në Dallas, Spanja e mposhti Kombëtaren e Francës në gjysmëfinalen e parë të këtij turneu.
Spanja triumfoi me shifrat 2:0, duke e eliminuar Francën, kombëtare që u ndal në ndeshjen e shtatë të Botërorit dhe pas një serie prej gjashtë fitoreve në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.
Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, konfirmuan fitoren e Spanjës, e cila dominoi totalisht ndaj Francës në këtë përballje.
Mikel Oyarzabal (22’) nga penalltia dhe Pedro Porro (58’) realizuan golat për fitoren e madhe të Spanjës.
Në finale, Spanja e pret fituesin e gjysmëfinales së dytë ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës, që luhet të mërkurën nga ora 21:00.