Wednesday, 15. July 2026
Futboll

Gati oferta 50 milionë euro, Real Madrid në mëdyshje për fatin e 23-vjeçarit

GS 15/07/2026 1 Min. Lesezeit

Transferimi i Marc Cucurella për krahun e majtë të mbrojtjes ia ka bërë të qartë Alvaro Carreras, që ai do të jetë zgjedhja e dytë e Jose Mourinho-s. Në këto kushte nuk përjashtohet mundësia që 23-vjeçari të largohet këtë verë nga “Los Blancos”.

Destinacioni më i mundshëm është Chelsea, aty ku do të bashkohej me Xabi Alonso-n, njeriu që vendosi për transferimin e tij te Real Madrid për 50 milionë euro verën e kaluar nga Benfica.

Sipas Sport, drejtuesit e Chelsea-s janë gati të plotësojnë dëeshirën e Xabi Alonso dhe të paguajnë 50 milionë euro për transferimin e Carreras. Megjithatë, te Real Madrid janë ende në mëdyshje për fatin e Carreras. Pasi spanjolli mund të jetë shumë i rëndësishëm për rotacionin e Jose Mourinho, duke ditur që sezoni në vazhdim do të jetë shumë i gjatë.

Teilen: