Wednesday, 15. July 2026
Futboll

Conference League: Vllaznia turpërohet në Kosovë, Malisheva fiton me “manita”

GS 15/07/2026 1 Min. Lesezeit

Vllaznia është eliminuar nga UEFA Conference League, pasi u munden 5-0 nga Malisheva në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini e mbylli pjesën e parë në disavantazh me dy gola, ndërsa në fraksionin e dytë vendasit shënuan edhe tre herë të tjera, duke dominuar takimin dhe përmbysur rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes.

Në sfidën e parë, të luajtur në Shkodër, Vllaznia kishte fituar 2-1, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Me këtë humbje, kuqeblutë e mbyllin aventurën e tyre në Conference League për këtë sezon.

Teilen: