Wednesday, 15. July 2026
Futboll

Argjentina për finalen e dytë rresht, Anglia për të thyer mallkimin. FORMACIONET ZYRTARE

GS 15/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, do të lueht sonte gjysmëfinalja e dytë për Kupën e Botës 2026, Angli-Argjentinë. Anglezët vijnë në gjysmëfinale pas eliminuan më parë Norvegjinë 2-1. Argjentina eliminoi Zvicrën, 3-1.

Dy trajnerët respektivë, Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni, nuk është se kanë lënë vend për surpriza në formacionet zyrtare.

ANGLIA XI: Pickford – James, Guéhi , Kosa, Spence – Rice, Anderson, Bellingham – Rogers, Gordon, Kane

ARGJENTINA XI: E.Martinez – Molina, Romero, Martinez, Tagliafico – Paredes, G.Simeone, Mac Allister, E.Fernandez – J.Alvarez, L.Messi

Fituesi i këtij takimi do të përballet në finalen e të dielës me Spanjën në “MetLife Stadium”, humbësi në finalen e vogël ndaj Francës për vendin e tretë.

Teilen: