Gabriel Jesus do të largohet nga Arsenal gjatë kësaj vere, një vit para përfundimit të kontratës. Duke qenë i vetëdijshëm për rolin dytësor që ka tashmë te londinezët, sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet njëherë e mirë.
Sipas TEAMtalk, në garë për brazilianin janë tre klube të njohura. Milan dhe Juventus në Serie A, si dhe Atletico Madrid në La Liga.
Për momentin, Milan duket se është më i interesuari dhe ekipi favorit për të siguruar shërbimet e brazilianit. Megjithatë, si Atletico Madrid dhe Juventus, kanë kontaktuar gjithashtu përfaqësuesit e lojtarit për të pyetur në lidhje me disponueshmërinë e tij.
Në anën tjetër, Arsenal kërkon 20 milionë euro për të lënë të lirë Gabriel Jesus, i cili në 109 ndeshje me londinezët ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asiste.