Tashmë dihet që prioriteti kryesor i Barcelonës në merkato është transferimi i Julian Alvarez. Në rast se dështon transferimi i Alvarez, Barcelona do të transferojë një tjetër sulmues të kalibrit të lartë, bën të mundur Mundo Deportivo, por pa zbuluar emra.
Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Dallas në SHBA, presidenti i Barcelonës, Johan Laporta paralajmëroi Atletico-n se nuk ka ndërmend të presë përgjithmonë sa ata të marrin një vendim për Julian Alvarez.
“Sigurisht, ne nuk do të kërcejmë sipas melodisë së dikujt tjetër. Do ta vendosim vetë ritmin. Kjo ofertë nuk është e pakufizuar dhe kur të vijë koha do të themi se sa gjatë do të mbetet e vlefshme. Ne e bëmë atë ofertë sepse duam të nënshkruajmë me një lojtar që vlerësohet shumë si nga trajneri ashtu edhe nga drejtuesit. Është një ofertë shumë e rëndësishme, por nuk do të mbetet në tavolinë për një kohë të pacaktuar”, tha Laporta.